Textversion
Termine Verein/Klubi Galerie Partner Sponsoren Gönner/Dhurues Sportanl./Sportobj. Sonstiges/Ndryshme Sitemap/Harta Chat Forum/Forumi Medien/Mediat
Startseite / Ballina Ndryshme 5 Vite FC Tetova

Ndryshme


Kontakt Web-Mail Webmaster

5 Vite FC Tetova

URIME 5 VJETORIN

Me datën 03.09.2016 në koliben e qytezës së Spreitenbach-it në një atmosferë tejet të veçantë shoqërore dhe vëllazrore FC Tetova festoi 5 vjetorin e themelimit të saj.
Ishte kjo Grillfesta e 5. tradicionale e klubit tonë, por kësaj here ishte diçka më e veçantë. Veç futbollistëve, referave dhe anëtarëve të kryesis ishin të ftuar edhe disa shokë, miqë e dashamir. ku shumica e tyre ishin prezent dhe shpresojmë që të gjithë të kenë kaluar mirë. Kësaj radhe FC Tetova organizoi veç fanellave me logon e 5 vjetorit, torten e veçantë me Logon e klubit, organizoi edhe nga një DVD për çdo anëtarë me gjitha fotot e 5 viteve kaluara.
Bashkë me 5 vjetorin e klubit ishin edhe 12 anëtarë jubilar dhe si mirënjohje për kontributin e tyre të palodhshëm pranuan nga një çertifikatë me titullin "Anëtarë Besnikë". Poashtu i pranishëm ishte edhe spozori ynë Blerim Bajraj (V&T Broker AG) i cili pranoi si mirënjohje çertifikatën e tijë për "5 vite përkrahje" dhe bashkpunim të mirëfilltë.
Shpresojmë që këto shokë dhe përkrahës ti kemi edhe viteve të ardhshme në rethin tonë edhe pse mosha apo rethanat e bën të veten por, klubi ynë gjithmonë do të mundohet të ofroj kushte.

Klubi FC Tetova është dhe do të mbetet klub i gjithë shqiptarëve apo i gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e saj, pa dallim nga cili vend vijnë ata.
Që nga krijmi i klubit kemi patur lojtarë nga vise të ndryshme shqiptare, filluar nga Presheva, Kosova, Tetova, Gostivari etj. Ajo që na bën edhe më shumë krenar është që kemi njoftuar shumë shokë të mirë të profesioneve të ndryshme, ku të gjithë i bashkon futbolli dhe shoqëria e mirë.

Nga ana sportive, që nga themelimi në vitin 2011 dhe ngjitja e menjëhershme në ligën e 4, ku edhe sotë ende gjindemi FC Tetova ishte tejet e sukseshme në fushë, dy herë garoi për ngjitje në ligë të 3. (2012/2013 dhe 2015/2016) por, për shkaqe të ndryshme nukë ja aritëm qëllimit. Shpresat për ngritje ende është gjallë posaçërishtë sezonin e ri 2016/2017 jemi më tepër optimist se kurë. Me përforcimet e reja dhe me organizimet tona për afrimin njëri me tjetrin jemi duke bërë një gjë të mirë që ata të ndjehen edhe më mirë në këtë klub.

Rroftë FC Tetova dhe festoftë edhe për shumë vite.
(Fotot e festës)

Me Respekt
Kryesia e Klubit